PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE”
Ligji nr. 8993, datë 30 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8993
- Data e miratimit
- 30 janar 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 20 shkurt 2003
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2003-02-20
LIGJ
Nr. 8993, datë 30.1.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3684 , datë 10.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
KONVENTA
PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Nënshkruar në Stokholm, më 14 korrik 1967 dhe amenduar më 28 shtator 1979
Palët Kontraktuese:
Duke dëshiruar të kontribuojnë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë ndërmjet shteteve për përfitimin e tyre reciprok, mbi bazën e respektit për sovranitetin dhe barazinë e tyre;
Duke dëshiruar, me qëllim që të inkurajojnë aktivitetin krijues, për të nxitur mbrojtjen e pronësisë intelektuale në të gjithë botën;
Duke dëshiruar të modernizojnë dhe të bëjnë më shumë efiçent administrimin e Bashkimeve, të themeluar në fushat e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e veprave letrare e artistike, ndërsa duke respektuar plotësisht pavarësinë e secilit nga Bashkimet,
ranë dakord për sa vijon:
Neni 1
Themelimi i Organizatës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.