PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Ligji nr. 9000, datë 30 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9000
- Data e miratimit
- 30 janar 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 10 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 25 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2003-03-10
LIGJ
Nr. 9000, datë 30.1.2003
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 6, 81 pika 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, të Kryeministrit, të Zëvendëskryeministrit, të ministrit, të institucioneve në varësi të tyre, të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, marrëdhëniet ndërmjet tyre, si dhe aktet nënligjore, që nxjerrin këto organe.
KREU II
ORGANIZIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Neni 2
Kryeministri
1. Kryeministri, përveç kompetencave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:
a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë;
b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje të fushës që ata mbulojnë;
c) pezullon zbatimin e akteve të ministrave, të drejtuesve të institucioneve qendrore, në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë të subjekteve të interesuara, kur konstaton shkelje të Kushtetutës, të ligjeve, ose të akteve të Këshillit të Ministrave.
2. Me miratimin e Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund të marrë përsipër edhe detyra të tjera.
Neni 3
Kryeministria
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.