Ligj

Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.7, datë 24.12.2002 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”

Ligji nr. 8998, datë 30 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8998
Data e miratimit
30 janar 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 25 shkurt 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2003-02-25

LIGJ

Nr. 8998, datë 30.1.2003

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV ME FUQINË E LIGJIT NR.7, DATË 24.12.2002 TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8668, DATË

23.10.2000 “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË

SHTETIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 101 të Kushtetutës,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Miratohet akti normativ me fuqinë e ligjit nr.7, datë 24.12.200 2 i Këshillit të Ministrave “Për

një ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për

jashtë shtetit” sipas tekstit që vijon:

“Neni 14/1 i ligjit nr.8668, datë 23.10.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë

për jashtë shtetit”, ndryshon si vijon:

“Neni 14/1

Dispozitë kalimtare

Neni 3 i këtij ligji zbatohet pas datës 31.12.2005. Deri në këtë datë, shtetasit e moshës mbi 16

vjeç pajisjen me pasaportë të modelit ekzistues të vlefshme për 5 vjet, me të drejtë përtëritjeje deri në

3 vjet, ndërsa të miturit e moshës deri 16 vjeç pajisen pranë o rganit të policisë me leje kalimi të

modelit ekzistues të vlefshme për 6 muaj dhe vetëm për një udhëtim.””.

Shpallur me dekretin nr. 3688, datë 10.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.