PËR RATIFIKIMIN E “PROGRAMIT TË VEPRIMIT RAJONAL “CARDS 2002” NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN
Ligji nr. 9001, datë 6 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9001
- Data e miratimit
- 6 shkurt 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 14 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 29 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2003-03-14
L I G J
Nr.9001, datë 6.2.2003
PËR RATIFIKIMIN E “PROGRAMIT TË VEPRIMIT RAJONAL “CARDS 2002” NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Programi i veprimit rajonal “CARDS 2002” ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Europian”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3715, datë 28.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT CARDS RAJONAL
1. Identifikimi
Forma e Programit: CARDS-i Rajonal – Programi vjetor i veprimit 2002
Vendet përftuese: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Republika Federale e Jugosllavisë dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).
Buxheti vjetor: 2002
Alokimi financiar: euro 43,5 M
Linja e buxhetit: B7-541
Baza legale: Rregullorja e Këshillit për CARDS-in (EC) nr.2666/2000, amenduar me Rregulloren e Këshillit (EC) nr.2415/2001 në 10 dhjetor 2001.
Kohëzgjatja: Kontratat e financuara nga ky Program hyjnë në fuqi jo më parë se data e zyrtarizimit të marrëveshjes prej njërit nga nënshkruesit kompetentë (një nga vendet e rajonit të Ballkanit) dhe jo më vonë se data 31.12.2005.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.