Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM “PROJEKTI II URGJENT PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE””

Ligji nr. 9007, datë 13 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9007
Data e miratimit
13 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 14 mars 2003
Hyn në fuqi
29 mars 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2003-03-14

LIGJ

Nr.9007, datë 13.2.2003

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM “PROJEKTI II URGJENT PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE””

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Projekti II urgjent për rehabilitimin e rrugëve””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3721, datë 28.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

MARRËVESHJA

E HUASË (PROJEKTI II URGJENT PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE

PËR RINDËRTIM E ZHVILLIM

Marrëveshja datë 16 dhjetor 2002 ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësit”) dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (“Bankës”)

Parathënie

Duke qenë se, Banka është krijuar për të financuar projekte specifike për të ndihmuar tranzicionin drejt ekonomive të hapura e të orientuara nga tregu dhe për të nxitur nismat dhe sipërmarrjet private në vendet e Europës Qendrore e Lindore, të cilat janë angazhuar për zbatimin e parimeve të demokracisë shumëpartiake, pluralizmit dhe ekonomisë së tregut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.