PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROJEKTIN “FURNIZIMI ME UJË DHE SHKARKIMI I UJËRAVE TË ZEZA NË KORÇË II””
Ligji nr. 9006, datë 13 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9006
- Data e miratimit
- 13 shkurt 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 14 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 29 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2003-03-14
LIGJ
Nr.9006, datë 13.2.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROJEKTIN “FURNIZIMI ME UJË DHE SHKARKIMI I UJËRAVE TË ZEZA NË KORÇË II””
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar për projektin “Furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujërave të zeza në Korçë II””, me një hua prej 6 646 794, 46 Euro.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3720, datë 28.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR
(VITI 2001)
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë:
Në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë;
duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marrëdhënie miqësore nëpërmjet bashkëpunimit financiar si partnerë;
të ndërgjegjshme se ruajtja e këtyre marrëdhënieve përbën bazën e kësaj marrëveshjeje;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.