Ligj

PËR ADMINISTRIMIN MJEDISOR TË MBETJEVE TË NGURTA

Ligji nr. 9010, datë 13 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9010
Data e miratimit
13 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 mars 2003
Hyn në fuqi
5 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2003-03-21

LIGJ

Nr.9010, datë 13.2.2003

PËR ADMINISTRIMIN MJEDISOR TË MBETJEVE TË NGURTA

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit nga ndotja dhe dëmtimi prej mbetjeve të ngurta, nëpërmjet administrimit mjedisor të tyre në çdo fazë, përfshi krijimin, grumbullimin, ndarjen, ruajtjen, transportin, riciklimin, përpunimin dhe asgjësimin, të cilat çojnë në pakësimin e mbetjeve dhe zvogëlimin e ndikimeve të tyre të rrezikshme e të dëmshme.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Asgjësimi i mbetjes” përfshin proceset pas të cilave nuk parashikohet përpunim tjetër i mbetjes dhe që mbyllen me groposjen e hedhurinës.

2. “Hedhurinë” është pjesa e mbetur pas përpunimit të mbetjes që nuk ka më vlerë përdorimi.

3. “Mbetje bujqësore dhe blegtorale” janë mbetjet e përftuara nga veprimtaritë e fermerëve si: mbetjet masë vegjetative bimore dhe mbetjet që krijohen nga veprimtari jetësore të blegtorisë.

4. “Mbetje e ngurtë” është një lëndë, një objekt ose pjesë e tij, të cilat nuk përdoren më ose që zotëruesi do t'i hedhë. Lëndët, objektet ose pjesët e tyre vlerësohen si mbetje për sa kohë që materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk përfshihen në procesin e prodhimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.