Ligj

PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

Ligji nr. 9009, datë 13 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9009
Data e miratimit
13 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 mars 2003
Hyn në fuqi
5 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2003-03-21

LIGJ

Nr.9009, datë 13.2.2003

PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton fushën e veprimit, objektivat, parimet, organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e auditimit të brendshëm në sektorin publik.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:

1. Në “sektorin publik” do të përfshihen: ministritë dhe institucionet e tjera që janë në varësi të Këshillit të Ministrave ose të ministrive; organet e pushtetit vendor dhe subjektet publike në varësi të tyre për fondet publike; shoqëritë tregtare, me kapital tërësisht shtetëror ose ato ku pjesëmarrja e shtetit në kapitalin e tyre është mbi 50 për qind; bankat e nivelit të dytë, shoqëritë e sigurimeve dhe institucionet financiare, në të cilat pjesëmarrja e shtetit në kapitalin e tyre është mbi 50 për qind.

2. “Auditimi i brendshëm” është veprimtari e pavarur, që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e subjektit publik. Ai ndihmon subjektin me anë të një mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit dhe të qeverisjes.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.