Ligj

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË NXITJES SË EKSPORTEVE (ANE)

Ligji nr. 9023, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9023
Data e miratimit
6 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 2 prill 2003
Hyn në fuqi
17 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2003-04-02

LIGJ

Nr.9023, datë 6.3.2003

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË NXITJES SË EKSPORTEVE (ANE)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

1. Objekte të këtij ligji janë krijimi i Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve, përcaktimi i fushës së

veprimtarisë dhe parimeve e rregullave të përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e saj.

2. Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve përcaktohen

në statutin e saj, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 2

Agjencia e Nxitjes së Eksporteve, që më poshtë përdoret ANE, është person juridik publik me

seli në Tiranë dhe e ushtron veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Fusha e veprimtarisë së ANE-së është nxitja e eksporteve shqiptare nëpërmjet:

a) nxitjes së prodhimit vendas për eksport dhe produkteve vendase për në tregjet e huaja;

b) gjetjes së mundësive për eksporte dhe promovimit të tyre;

c) bashkëpunimit me institucionet publike, financiare, organiza ta të biznesit dhe të

investitorëve, me qëllim zbatimin e strategjisë kombëtare për nxitjen e eksporteve;

ç) propozimit të politikave dhe mbështetjes së programeve dhe projekteve në nivel kombëtar,

rajonal dhe sektorial për nxitjen e eksporteve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.