PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SPECIFIKE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SUEDISË NË MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE”
Ligji nr. 9022, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9022
- Data e miratimit
- 6 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 2 prill 2003
- Hyn në fuqi
- 17 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2003-04-02
LIGJ
Nr.9022, datë 6.3.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SPECIFIKE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SUEDISË NË MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja specifike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Suedisë në mbështetje të projekteve për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3760, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
SPECIFIKE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SUEDISË NË MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN LOKALE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (këtu e më poshtë referuar si Shqipëria) dhe Qeveria Suedeze (këtu e më poshtë referuar si Suedia) kanë rënë dakord si më poshtë vijon:
Neni 1
Delegimi i pushtetit
Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SIDA dhe Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në Shqipëri janë të autorizuara që të përfaqësojnë qeveritë e tyre përkatëse në çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.