Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR ETIKETIMIN E EKSPLOZIVËVE PLASTIKË PËR QËLLIME ZBULIMI”

Ligji nr. 9020, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9020
Data e miratimit
6 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 28 mars 2003
Hyn në fuqi
12 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2003-03-28

LIGJ

Nr.9020, datë 6.3.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR ETIKETIMIN E EKSPLOZIVËVE PLASTIKË PËR QËLLIME ZBULIMI”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për etiketimin e eksplozivëve plastikë për qëllime zbulimi”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3758, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTA

MBI ETIKETIMIN E EKSPLOZIVËVE PLASTIKË PËR QËLLIM ZBULIMI

Shtetet Palë të kësaj Konvente:

të vetëdijshëm për ndërhyrjet në sigurinë ndërkombëtare nga aktet terroriste;

duke shprehur shqetësim të thellë ndaj akteve terroriste që synojnë shkatërrimin e avionit, mjeteve të tjera të transportit apo çfarëdo objektivi tjetër;

të shqetësuar, që për akte të tilla terroriste janë përdorur eksplozivë plastikë;

duke njohur se etiketimi i këtyre eksplozivëve për qëllim zbulimi do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në parandalimin e këtyre akteve të paligjshme, ekziston një nevojë urgjente për një instrument ndërkombëtar, që t’i obligojë shtetet për të adaptuar masat e duhura për t’u siguruar që eksplozivët plastikë janë etiketuar siç duhet;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.