PËR MBLEDHJEN E ARMËVE, TË MUNICIONEVE DHE MATERIALEVE TË TJERA LUFTARAKE
Ligji nr. 9018, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9018
- Data e miratimit
- 6 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 28 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 12 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2003-03-28
LIGJ
Nr.9018, datë 6.3.2003
PËR MBLEDHJEN E ARMËVE, TË MUNICIONEVE DHE MATERIALEVE TË TJERA
LUFTARAKE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka si objekt dorëzimin vullnetar, regjistrimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve
dhe materialeve të tjera luftarake, që mbahen pa leje, si dhe masat shtrënguese që merren për zbatimin
e tij.
Neni 2
Parimet e procesit të mbledhjes së armëve
Procesi i mbledhjes së armëve bë het në përputhje me legjislacio nin në fuqi dhe synon, në
bashkëpunim me shoqërinë civile, donatorët dhe me organizmat ndërkombëtarë, sensibilizimin e
opinionit për krijimin e një shoqërie pa armë dhe dhunë.
KREU II
STRUKTURAT SHTETËRORE PËR MBLEDHJEN
E ARMËVE DHE DETYRAT
Neni 3
Komisioni ndërministror i mbledhjes së armëve
1. Për të realizuar procesin e mbledhjes së armëve në Republikën e Shqipërisë krijohet
komisioni ndërministror i mbledhjes së armëve me këtë përbërje:
- Zëvendëskryeministri- Kryetar
- Ministri i Rendit Publik - Zëvendëskryetar
- Ministri i Drejtësisë- anëtar
- Ministri i Mbrojtjes- anëtar
- Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit - anëtar
- Kryetari i SHISH-it- anëtar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.