PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR TREGTINË NDËRKOMBËTARE TË SPECIEVE TË RREZIKUARA TË FLORËS DHE FAUNËS SË EGËR (CITES)
Ligji nr. 9021, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9021
- Data e miratimit
- 6 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 2 prill 2003
- Hyn në fuqi
- 17 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2003-04-02
LIGJ
Nr.9021, datë 6.3.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR TREGTINË NDËRKOMBËTARE TË SPECIEVE TË RREZIKUARA TË FLORËS DHE FAUNËS SË EGËR (CITES)
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3759, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR TREGTINË NDËRKOMBËTARE TË SPECIEVE TË RREZIKUARA TË FLORËS DHE FAUNËS SË EGËR (CITES)
Nënshkruar në Uashington, D.C. në 3 mars 1973
Ndryshuar në Bon, më 22 qershor 1979
Shtetet Palë:
duke kujtuar që flora dhe fauna e egër, në format e tyre të shumta të bukura dhe të ndryshme, janë një pjesë e pazëvendësueshme e sistemeve natyrore të tokës që duhen mbrojtur për sot dhe gjeneratat që do të vijnë;
të vetëdijshëm për rritjen e vlerave estetike, shkencore, kulturore, shplodhëse dhe ekonomike të florës dhe faunës së egër;
duke kujtuar që njerëzit dhe shtetet janë dhe duhet të jenë mbrojtësit më të mirë të florës dhe faunës së vendeve të tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.