Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8240, DATË 10.4.1997 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8279, DATË 15.1.1998 DHE ME LIGJIN NR.8733, DATË 24.1.2001

Ligji nr. 9030, datë 12 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9030
Data e miratimit
12 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 2 prill 2003
Hyn në fuqi
17 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2003-04-02

LIGJ

Nr.9030, datë 13.3.2003

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8240, DATË 10.4.1997 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8279, DATË 15.1.1998 DHE ME LIGJIN

NR.8733, DATË 24.1.2001

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8240, datë 10.4.1997 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", ndryshuar me

ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998 dhe me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001 bëhet kjo shtesë:

Në kreun VIII "Krime kundër autoritetit të shtetit", seksionin II "Vepra penale kundër

veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik", pas nenit 257

shtohet një nen 257/a si më poshtë:

“Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë

i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë së personav e të zgjedhur ose nëpunësve

publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrativ e, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.