PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8950, DATË 10.10.2002,
Ligji nr. 9029, datë 13 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9029
- Data e miratimit
- 13 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 3 prill 2003
- Hyn në fuqi
- 18 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2003-04-03
LIGJ
Nr.9029, datë 13.3.2003
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8950, DATË 10.10.2002,
“PËR GJENDJEN CIVILE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile” bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 8, pas fjalëve “raportet e atësisë dhe mëmësisë” shtohet fjala “kombësia”.
Neni 2
Në nenin 10, në fjalinë e parë, pas fjalës "mëmësisë" shtohet fjala "kombësia".
Neni 3
Në nenin 35, në pikën 3, pas shkronjës "f" shtohet shkronja “f/1” si më poshtë:
“f/1) kombësia në përputhje me kombësinë e prindërve, sipas Regjistrit Themeltar ekzistues para miratimit të këtij ligji dhe sipas kërkesave të tij.”.
Neni 4
Pas nenit 37 shtohet neni 37/1 si më poshtë:
"Neni 37/1
Kombësia
1. Foshnja merr kombësinë e prindërve me kombësi të njëjtë të dokumentuar në Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile. Kjo kombësi nuk mund të ndryshohet, përveç rasteve, kur sipas ligjit vërtetohet pasaktësia e kombësisë së prindërve ose kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për ndryshimin e atësisë ose mëmësisë. Ndryshimi i kombësisë, në çdo rast, bëhet me vendim gjyqësor.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.