Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NJOFTIMIN E SHPEJTË TË NJË AKSIDENTI BËRTHAMOR”

Ligji nr. 9026, datë 13 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9026
Data e miratimit
13 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 2 prill 2003
Hyn në fuqi
17 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2003-04-02

LIGJ

Nr.9026, datë 13.3.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NJOFTIMIN E SHPEJTË TË NJË AKSIDENTI BËRTHAMOR”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për njoftimin e shpejtë të një aksidenti bërthamor”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3752, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTË

PËR NJOFTIMIN E SHPEJTË TË NJË AKSIDENTI BËRTHAMOR

Shtetet Pjesëmarrëse të kësaj Konvente:

të ndërgjegjshëm se veprimtaritë bërthamore po zhvillohen në një numër shtetesh;

duke vërejtur se janë marrë masa dhe po merren masa të gjithanshme për të siguruar një nivel të lartë sigurie në veprimtaritë bërthamore, me qëllim që të parandalohen aksidentet bërthamore dhe të minimizohen pasojat e ndonjë aksidenti të tillë, në qoftë se ai ndodh;

duke dëshiruar të forcojnë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar për një zhvillim dhe përdorim të sigurt të energjisë bërthamore;

të bindur për nevojën që kanë shtetet për të administruar një informacion të bazuar në lidhje me aksidentet bërthamore sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që pasojat radiologjike ndërkufitare të mund të minimizohen;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.