PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E NICËS PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE, PËR QËLLIMET E REGJISTRIMIT TË MARKAVE
Ligji nr. 9033, datë 20 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9033
- Data e miratimit
- 20 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 28 prill 2003
- Hyn në fuqi
- 13 maj 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2003-04-28
LIGJ
Nr.9033, datë 20.3.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E NICËS PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE, PËR QËLLIMET E REGJISTRIMIT TË MARKAVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Nicës për klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve, për qëllimet e regjistrimit të markave.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3778, datë 16.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
KONVENTA
E NICËS Në lidhje me Klasifikimin Ndërkombëtar të Mallrave dhe Shërbimeve për Qëllimet e Regjistrimit të Markave e 15 Janarit 1957, e rishikuar në Stokholm më 14 Korrik 1967 dhe në Gjenevë më 13 Maj 1977 dhe ndryshuar më 28 Shtator 1979
Neni 1
Themelimi i një Bashkimi të Veçantë; adaptimi i një klasifikimi ndërkombëtar; përcaktimi dhe gjuhët e klasifikimit
1. Vendet ndaj të cilave zbatohet kjo Marrëveshje përbëjnë një Bashkim të Veçantë që adaptojnë një klasifikim të përbashkët të mallrave dhe shërbimeve për qëllimin e regjistrimit të markave ( këtej e tutje i quajtuar “klasifikimi”).
2. Klasifikimi konsiston në:
i) një listë klasash, së bashku me, sipas rastit, shënime shpjeguese;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.