Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E BUDAPESTIT PËR NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË DEPOZITIMIT TË MIKROORGANIZMAVE, PËR QËLLIME TË PROCEDURËS SË PATENTAVE

Ligji nr. 9031, datë 20 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9031
Data e miratimit
20 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 28 prill 2003
Hyn në fuqi
13 maj 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2003-04-28

LIGJ

Nr.9031, datë 20.3.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E BUDAPESTIT PËR NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË DEPOZITIMIT TË MIKROORGANIZMAVE, PËR QËLLIME TË PROCEDURËS SË PATENTAVE

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Traktatin e Budapestit për njohjen ndërkombëtare të depozitimit të mikroorganizmave, për qëllime të procedurës së patentave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3776, datë 16.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

TRAKTATI

I BUDAPESTIT PËR NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË DEPOZITIMIT TË MIKROORGANIZMAVE, PËR QËLLIME TË PROCEDURËS SË PATENTAVE BËRË NË BUDAPEST, MË 28 PRILL 1977 DHE NDRYSHUAR MË 26 SHTATOR 1980

DISPOZITA FILLESTARE

Neni 1

Themelimi i një bashkimi

Shtetet Palë në këtë Traktat (këtej e tutje quajtur “Shtetet Kontraktuese”) përbëjnë një bashkim për njohjen ndërkombëtare të depozitimit të mikroorganizmave për qëllimet e procedurës së patentave.

Neni 2

Përcaktimet

Për qëllimet e këtij Traktati dhe rregulloreve:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.