Ligj

PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI

Ligji nr. 9034, datë 20 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9034
Data e miratimit
20 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 maj 2003
Hyn në fuqi
22 maj 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2003-05-07

LIGJ

Nr.9034, datë 20.3.2003

PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet në fushën e emigracionit të shtetasve shqiptarë, që largohen nga Republika e Shqipërisë për motive punësimi.

2. Shteti garanton përkujdesjen dhe mbrojtjen e shtetasve të tij emigrantë, si dhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve të tyre me Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë kuptimin si vijon:

1. “Emigrant” konsiderohen shtetasit shqiptarë që largohen nga Republika e Shqipërisë në vende të tjera për qëllime punësimi, në pajtim me legjislacionin vendas dhe të shtetit pritës.

2. “Shtet pritës” konsiderohet vendi ku shtetasit shqiptarë emigrojnë për qëllime punësimi.

3. “Emigrant afatgjatë” konsiderohet emigranti, i cili qëndron jashtë shtetit për një periudhë kohore më të gjatë se një vit.

4. “Emigrant afatshkurtër” konsiderohet emigranti, i cili qëndron jashtë shtetit për një periudhë kohore më të shkurtër se një vit.

5. “Punonjës/e emigrant/e” konsiderohen personat punëdhënës, punëmarrës dhe të vetëpunësuar, që punësohen në një shtet tjetër, pa qenë shtetas/e të tij.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.