Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet nr.7932, datë 17.5.1995; nr.8286, datë 16.2.1998; nr.8392, datë 2.9.1998; nr.8575, datë 3.2.2000; nr.8776, datë 26.4.2001; nr.8852, datë 27.12.2001 dhe nr.8889, datë 25.4.2002
Ligji nr. 9058, datë 20 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9058
- Data e miratimit
- 20 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 41, 27 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2003-05-27
LIGJ
Nr.9058, datë 20.3.2003
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET
SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7932,
DATË 17.5.1995; NR.8286, DATË 16.2.1998; NR.8392, DATË 2.9.1998; NR.8575, DATË
3.2.2000; NR.8776, DATË 26.4.2001; NR.8852, DATË 27.12.2001 DHE NR.8889, DATË
25.4.2002
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, në nenin 31/1 bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës
së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i
numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me
koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat
që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj.”.
Paragrafi i fundit shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3814, datë 8.5.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.