Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8088, DATË 21.3.1996 "PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT RECIPROK"

Ligji nr. 9039, datë 27 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9039
Data e miratimit
27 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 10 maj 2003
Hyn në fuqi
25 maj 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2003-05-10

LIGJ

Nr.9039, datë 27.3.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8088, DATË 21.3.1996 "PËR

SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT RECIPROK"

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8088, datë 21.3.1996 "Për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok” bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Fjalia e parë e nenit 5 shfuqizohet.

Neni 2

Në fjalinë e parë të nenit 11 "Bashkimi i shoqërive", pas fjalës "bashkime” shtohen fjalët "ose

shoqëri të reja".

Neni 3

Pas nenit 12 "Pjesëmarrja” shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 12/1

Statuti i shoqërisë

Shoqëritë e bashkëpunimit reciprok kanë statutin e tyre, i cili përmban, veç të tjerave, edhe:

a) emrin dhe selinë e shoqërisë;

b) objektin e shoqërisë;

c) rregullat që përcaktojnë nëse anëtarët e shoqërisë bëjnë pag esa shtesë, në mënyrë të

pakufizuar/ të kufizuar, d e r i në një s h u më të caktuar ( kufiri maksimal i detyrimit), për pasurinë, që

është objekt i falimentimit, në rastin kur kreditorëve nuk mund t'u përmbushen detyrimet gjatë procesit

të falimentimit;

ç) rregullat për formën e thirrjes së asamblesë së përgjithshme të anëtarëve, rregullat e

dokumentimit me shkrim të vendimeve, rregullat për drejtuesin e asamblesë së përgjithshme. Thirrja e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.