PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002,
Ligji nr. 9041, datë 27 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9041
- Data e miratimit
- 27 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 10 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2003-05-10
LIGJ
Nr.9041, datë 27.3.2003
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002,
“PËR AKCIZAT”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 155 të Kus htetutës, me propozimin e një
grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, në nenin 19 “ Përjashtimet”, në pikën 2, pas
shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“për gazoilin e shitur për anijet e peshkimit në sasitë, kushtet dhe personat e përcaktuar me
vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet e tij ligjore më 1
korrik 2003.
Shpallur me dekret nr.3792, datë 22.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.