PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË KROACISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PALIGJSHËM”
Ligji nr. 9038, datë 27 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9038
- Data e miratimit
- 27 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 7 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2003-05-07
LIGJ
Nr.9038, datë 27.3.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË KROACISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PALIGJSHËM”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Kroacisë për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3789, datë 22.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË KROACISË MBI PRANIMIN E PERSONAVE, QËNDRIMI I TË CILËVE ËSHTË I PALIGJSHËM
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë (këtu dhe në vazhdim Palët Kontraktuese):
me dëshirën të zhvillojnë marrëdhëniet miqësore, si dhe për të siguruar një zbatim të efektshëm të dispozitave të legjislacionit të tyre kombëtar për lëvizjen e personave;
duke respektuar ndërkohë të drejtat dhe garancitë e parashikuara në to;
me angazhimin e tyre për parandalimin e migracionit të paligjshëm;
në frymën e bashkëpunimit, si edhe mbi baza të reciprocitetit,
kanë rënë dakord sa më poshtë:
KAPITULLI I
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.