PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”
Ligji nr. 9035, datë 27 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9035
- Data e miratimit
- 27 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 7 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2003-05-07
LIGJ
Nr.9035, datë 27.3.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për ripranimin e personave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3786, datë 22.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE (MARRËVESHJA E RIPRANIMIT)
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë:
duke u nisur nga marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dy shteteve dhe popujve të tyre;
me qëllim që të dalin përpara migrimit ilegal në frymën e përpjekjeve europiane;
duke synuar që të lehtësojnë ripranimin e personave, të cilët qëndrojnë ilegalisht në territorin sovran të secilës Palë tjetër Kontraktuese, si dhe transportimin transit të detyruar në përputhje me normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e bashkëpunimit,
u morën vesh si vijon:
PJESA E PARË
PRANIMI I SHTETASVE TË VET
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.