PËR TRASHËGIMINË KULTURORE
Ligji nr. 9048, datë 7 prill 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9048
- Data e miratimit
- 7 prill 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 16 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 31 maj 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2003-05-16
LIGJ
Nr.9048, datë 7.4.2003
PËR TRASHËGIMINË KULTURORE
Në mbështetje të neneve 59 pika 1 shkronja "g”, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim shpalljen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Objekt i këtij ligji janë vlerat e trashëgimisë kulturore, parashikimi i rregullave për mbrojtjen e saj dhe detyrat e përgjegjësitë e organeve që veprojnë në këtë fushë.
Neni 3
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.
2. “Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.
3. “Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbrohet nga shteti.
4. “Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.
5. “Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitektonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.
6. “Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjerë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 korrik 2006 · 9592 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”
- 28 shkurt 2008 · 9882 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar
- 14 shkurt 2013 · 77/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.