Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “PROTOKOLLIN SHTESË TË “KONVENTËS PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRUAS””

Ligji nr. 9052, datë 17 prill 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9052
Data e miratimit
17 prill 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 23 prill 2003
Hyn në fuqi
8 maj 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2003-04-23

LIGJ

Nr.9052 datë 17.4.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “PROTOKOLLIN SHTESË TË “KONVENTËS PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRUAS””

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Protokollin shtesë të “Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3795, datë 24.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

REZOLUTË

E ADAPTUAR NGA ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

[PA REFERENCË TEK KOMITETI KRYESOR (A/54/L.4)]

54/4. PROTOKOLLI SHTESË I KONVENTËS PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

Asambleja e përgjithshme:

duke riafirmuar Deklaratën e Vienës dhe Programin për veprim dhe Deklaratën e Pekinit dhe Platformën për veprim;

duke kujtuar që Platforma e Pekinit për veprim, të bindur që Deklarata e Vienës dhe Programi për veprim, mbështesin procesin e inicuar nga Komisioni për statusin e grave, me qëllim për të përpunuar një draft të protokollit shtesë të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër gruas, i cili mund të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur me të drejtën e një procedure kërkimi;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.