Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR KËRKIM-SHPËTIMIN NË DET”

Ligji nr. 9056, datë 24 prill 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9056
Data e miratimit
24 prill 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 27 maj 2003
Hyn në fuqi
11 qershor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2003-05-27

LIGJ

Nr.9056, datë 24.4.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR KËRKIM-SHPËTIMIN NË DET”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën ndërkombëtare për kërkim-shpëtimin në det”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3812, datë 8.5.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

KONVENTA NDËRKOMBËTARE

MBI KËRKIM SHPËTIMIN NË DET, 1979

Vendet anëtare të Konventës:

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që i është kushtuar në disa prej Konventave dhënies së ndihmës në det ndaj personave që janë në fatkeqësi dhe në lidhje me krijimin nga çdo shtet bregdetar të organizmave përkatëse dhe efektive për vrojtimin dhe shërbimin e shpëtimit;

në mbështetje të rekomandimit nr.40 të adaptuar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Sigurimin e Jetës së Njeriut në Det e vitit 1960, në të cilin shprehet dëshira e koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me sigurinë në det nëpërmjet një sërë organizmash ndërqeveritare;

me dëshirën e zhvillimit dhe nxitjes së këtyre aktiviteteve me anën e krijimit të një plani ndërkombëtar për kërkim-shpëtimin në det, plan ky që i përgjigjet nevojave të trafikut detar për shpëtimin e personave në fatkeqësi në det;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.