Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëvshja interbus) në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të rregullt të specializuar të udhëtarëve me autobus
Ligji nr. 34/2024, datë 11 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 34/2024
- Data e miratimit
- 11 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 26 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2024-04-26
LIGJ
Nr. 34/2024
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN
E MARRËVESHJES MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RASTIT
TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS (MARRËVESHJA INTERBUS), NË LIDHJE ME
TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT DHE TË RREGULLT
TË SPECIALIZUAR TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të
rastit të udhëtarëve me autobus (Marrëveshja Interbus), në lidhje me transportin ndërkombëtar të
rregullt dhe të rregullt të specializuar të udhëtarëve me autobus, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji
dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.4.2024.
Shpallur me dekretin nr. 155, datë 22.4.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
PROTOKOLL I MARRËVESHJES
MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RASTIT TË UDHËTARËVE ME
AUTOBUS (MARRËVESHJA INTERBUS), NË LIDHJE ME TRANSPORTIN
NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT DHE TË RREGULLT TË SPECIALIZUAR TË
UDHËTARËVE ME AUTOBUS
Palët kontraktuese,
duke marrë në konsideratë dëshirën për të promovuar dhe për të zhvilluar më tej transportin
ndërkombëtar të udhëtarëve në Evropë dhe për të lehtësuar dhe organizimin dhe operimin e tij;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.