Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën për statusin e personave pa shtetësi”
Ligji nr. 9057, datë 24 prill 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9057
- Data e miratimit
- 24 prill 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 41, 27 maj 2003
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2003-05-27
LIGJ
Nr.9057, datë 24.4.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR STATUSIN E PERSONAVE PA SHTETËSI”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për statusin e personave pa shtetësi”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3813, datë 8.5.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
LIDHUR ME STATUSIN E PERSONAVE PA SHTETËSI
Bërë në New York më 28 shtator 1954
Hyrja në fuqi: 6 qershor 1960 në përputhje me nenin 39
Teksti: Seritë e traktateve të OKB-së, nr.5158, Vol. 360, fq.117
HYRJE
Palët e larta Kontraktuese:
duke konsideruar që Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pohuar parimin që qeniet njerëzore gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore pa diskriminim;
duke konsideruar që Kombet e Bashkuara kanë treguar në raste të ndryshme shqetësimin e tyre të thellë për personat pa shtetësi dhe janë përpjekur t'u sigurojnë personave pa shtetësi ushtrimin më të gjerë të mundshëm të këtyre të drejtave dhe lirive themelore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.