Ligj

KODI I FAMILJES

Ligji nr. 9062, datë 7 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 dhjetor 2015.

Numri
9062
Data e miratimit
7 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 19 qershor 2003
Hyn në fuqi
19 dhjetor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2003-06-19

LIGJ

Nr.9062, datë 8.5.2003

KODI I FAMILJES

Në mbështetje të neneve 53, 54, 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Martesa, si një bashkëjetesë ligjore, mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.

Neni 2

Prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprimtarinë e tyre, duhet të kenë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës.

Neni 3

Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të lindur nga martesa ose jashtë martese.

Shteti dhe shoqëria duhet t’u ofrojnë familjeve mbështetjen e nevojshme për të mbajtur në gjirin e tyre fëmijët, për të parandaluar keqtrajtimin dhe braktisjen e tyre, si dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e familjes.

Neni 4

Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të njëjtat të drejta dhe detyra si fëmijët e lindur nga martesa.

Neni 5

Çdo fëmijë, për një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi.

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 dhjetor 2015 · 134/2015 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.