Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”
Ligji nr. 36/2024, datë 18 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2024
- Data e miratimit
- 18 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 10 maj 2024
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2024-05-10
LIGJ
Nr. 36/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 107/2016,
“PËR PREFEKTIN E QARKUT”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, dhe 114 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pika 1 e nenit 4 ndryshohet si më poshtë:
“1. “Akte me karakter normativ” janë vendimet, urdhrat dhe urdhëresat e organeve të vetëqeverisjes
vendore, përmes së cilave shprehet vullneti i këtyre organeve në ushtrimin e funksionit të tyre publik, që
u drejtohen subjekteve të papërcaktuara të së drejtës, me qëllim përcaktimin e normave të përgjithshme
të sjelljes dhe që i shtrijnë efektet në mënyrë të vazhdueshme dhe jo të njëhershme brenda territorit të
juridiksionit të organit të vetëqeverisjes vendore.”.
Neni 2
Në nenin 6 pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi,
si dhe të mos i jetë hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni.”.
Neni 3
Në nenin 8 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a” fjalët “vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave” zëvendësohen me fjalën
“akteve”.
2. Pas shkronjës “j” shtohen shkronjat “l” dhe “ll” me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.