Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 “PËR SANKSIONIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT", I NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7653, DATË 23.12.1992; NR.7723, DATË 21.6.1993; NR.7925, DATË 19.4.1995; NR.8159, DATË 7.11.1996; NR.8306, DATË 14.3.1998 DHE NR.8333, DATË 23.4.1998

Ligji nr. 9070, datë 22 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9070
Data e miratimit
22 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9070, datë 22.5.2003

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 “PËR SANKSIONIMIN DHE

MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE

TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT", I NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7653, DATË

23.12.1992; NR.7723, DATË 21.6.1993; NR.7925, DATË 19.4.1995; NR.8159, DATË 7.11.1996;

NR.8306, DATË 14.3.1998 DHE NR.8333, DATË 23.4.1998

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës

së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", i ndryshuar me ligjet nr.7653, datë

23.12.1992; nr.7723, datë 21.6.1993; nr.7925, datë 19.4.1995; n r.8159, datë 7.11.1996; nr.8306, datë

14.3.1998 dhe nr.8333, datë 23.4.1998, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 25 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 25

Agjencia Kombëtare e Privatizimit është institucion qendror në varësi të Ministrit të

Financave.

Agjencia Kombëtare e Privatizimit është person juridik.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit emërohet dhe lirohet nga Ministri i Financave.

Agjencia Kombëtare e Privatizimit është i vetmi organ që kryen procedurat e shitjes së pronës

shtetërore që privatizohet, përveç rasteve kur përcaktohet shprehimisht ndryshe në ligj.".

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.