Ligj

PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8869, datë 22 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 nëntor 2005.

Numri
8869
Data e miratimit
22 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.8869, datë 22.5.2003

PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i misionit, i organizimit të Gardës së Republikës të Shqipërisë dhe i statusit të saj.

Neni 2

1. Garda e Republikës së Shqipërisë është strukturë me status të veçantë në Ministrinë e Rendit Publik, që ka për mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të rezidencave, të përcaktuara në këtë ligj. Ajo varet nga Ministri i Rendit Publik.

2. Misioni dhe statusi i Gardës nuk ndryshojnë në gjendje të jashtëzakonshme apo në gjendje lufte.

Neni 3

Garda e Republikës është person juridik, buxheti i së cilës është zë më vete në buxhetin e Ministrisë së Rendit Publik.

Neni 4

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron:

a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre.

b) Personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë, në rang të njëjtë me personalitetet shqiptare të shkronjës “a” dhe “c”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 nëntor 2005 · 9445 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.