Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM”

Ligji nr. 9071, datë 22 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9071
Data e miratimit
22 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9071, datë 22.5.2003

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, pas pikës 7 të nenit 43 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“8. Të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim të formës së prerë, përfshirë edhe institucionet për të sëmurët dhe të paaftët, mund të vizitohen pa autorizim në çdo kohë nga Avokati i Popullit ose komisionerët të pajisur me autorizim prej tij.

Avokati i Popullit ka të drejtë të takojë dhe të bisedojë në konfidencë me çdo të dënuar që i është ankuar atij, si dhe të bëjë inspektime me nismën e tij për të kontrolluar respektimin e të drejtave të të burgosurve.

Korrespondenca e të dënuarve me Avokatin e Popullit nuk duhet të pengohet ose të kontrollohet.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3844, datë 18.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.