Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË:

Ligji nr. 9073, datë 22 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9073
Data e miratimit
22 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9073, datë 29.5.2003

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË:

"UZINA MEKANIKE E NAFTËS" SHPK, KUÇOVË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Shoqëria "Uzina Mekanike e Naftës" shpk, Kuçovë i nënshtrohet privatizimit.

Privatizimi i kësaj shoqërie bëhet në përputhje me legjislacionin për privatizimin e sektorëve

jostrategjikë.

Neni 2

Të ardhurat që do të përfitohen nga privatizimi i "Uzinës Mekan ike të Naftës" shpk Kuçovë

ndahen si më poshtë:

1. Punonjësve të "Uzinës Mekanike të Naftës" shpk, Kuçovë, që dalin të papunë gjatë procesit

të privatizimit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, u jepet një pagesë e barabartë me pagën e dy viteve dhe

paguhen kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore.

2. Pjesa tjetër e të ardhurave derdhet në Buxhetin e Shtetit.

Neni 3

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për formën dhe strukturën e

formulës së privatizimit të shoqërisë “Uzina Mekanike e Naftës” shpk, Kuçovë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3855, datë 20.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.