Ligj

PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË TERMAVE KRYESORË TË ZGJIDHJES SË BORXHIT TË JASHTËM TË TRASHËGUAR, TË PAPAGUAR TË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9075, datë 29 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 prill 2006.

Numri
9075
Data e miratimit
29 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9075, datë 29.5.2003

PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË TERMAVE KRYESORË TË ZGJIDHJES SË BORXHIT TË JASHTËM TË TRASHËGUAR, TË PAPAGUAR TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohen kriteret dhe termat kryesorë të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar të Shqipërisë si më poshtë:

I. Borxhi i jashtëm i trashëguar, i papaguar i Republikës së Shqipërisë konsiderohet borxhi që rrjedh:

a) nga zbatimi i marrëveshjeve në kuadrin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera (borxhi në klering);

b) nga transaksionet e import-eksportit të papaguara dhe të pakonfirmuara, të kryera nga ish-ndërmarrjet e tregtisë së jashtme me firmat dhe kompanitë e huaja;

c) nga marrëveshjet e lidhura ndërmjet bankave shqiptare, si përfaqësuese të Shtetit Shqiptar dhe bankave të huaja,

ç) nga transaksionet e import-eksportit të garantuara nga organizma ndërkombëtarë ose nga institucionet përkatëse të Qeverisë Shqiptare.

Ky borxh përfshin vetëm detyrimet e konstatuara ose të kërkuara, që i referohen veprimeve që janë kryer deri më 31.12.1992.

II. Termat e Referencës (ToR) për zgjidhjen e borxhit të jashtëm për përfundimin e marrëveshjeve me çdo kreditor janë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 3 prill 2006 · 9507 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9075, datë 29.5.2003 “Për miratimin e kritereve dhe termave kryesorë të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar të Shqipërisë

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.