Ligj

PËR SHËRBIMIN INFORMATIV USHTARAK

Ligji nr. 9074, datë 29 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9074
Data e miratimit
29 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9074, datë 29.5.2003

PËR SHËRBIMIN INFORMATIV USHTARAK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe fushën e veprimtarisë së

Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU).

Neni 2

Misioni

SHIU grumbullon, analizon dhe administron të dhëna për veprimta ritë, që cenojnë sigurinë

kombëtare, kërcënime të mundshme ose rreziqe ndaj Forcave të Armatosura, që vijnë nga jashtë ose

shfaqen brenda vendit, për t'i paraqitur tek autoritetet e drej timit dhe të komandimit strategjik të

Forcave të Armatosura, për t’i mbështetur gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre.

Neni 3

Parimet e veprimtarisë

Parimet e organizimit dhe të funksionimit të SHIU-t janë ligjsh mëria, sekreti, objektiviteti,

bashkëveprimi ndërinstitucional dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Neni 4

Organizimi

1. Shërbimi Informativ Ushtarak është organ i depolitizuar, i specializuar informativ me

organizim unik e të centralizuar, i shtrirë në territorin, ku kryejnë misionin Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, brenda dhe jashtë vendit.

2. SHIU organizohet dhe funksionon si strukturë në nivel drejto rie në Ministrinë e Mbrojtjes

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.