Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë

Ligji nr. 39/2024, datë 18 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
39/2024
Data e miratimit
18 prill 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 74, 30 prill 2024
Hyn në fuqi
15 maj 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2024-04-30

LIGJ

Nr. 39/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOLEGJIT TË EVROPËS PËR HAPJEN

E DEGËS SË KOLEGJIT TË EVROPËS NË TIRANË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të

Evropës për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 18.4.2024.

Shpallur me dekretin nr. 166, datë 26.4.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE KOLEGJIT TË EVROPËS “PËR HAPJEN E NJË DEGE TË KOLEGJIT TË EVROPËS NË

TIRANË”

Kjo Marrëveshje lidhet ndërmjet:

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga znj. Ogerta Manastirliu, Ministre

e Arsimit dhe e Sportit, në vijim i referuar si “Këshilli i Ministrave”,

dhe

Kolegjit të Evropës, një organizatë jofitimprurëse e shërbimeve publike, e regjistruar dhe e licencuar

në Belgjikë1, e përfaqësuar nga rektorja, znj. Federica Mogherini, në vijim i referuar si “Kolegji”.

Në këtë Marrëveshje, Këshilli i Ministrave dhe Kolegji referohen bashkërisht si “Palët”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.