Ligj

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR VEPRIMTARITË E MISIONIT VËZHGUES TË BASHKIMIT EUROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 9076, datë 9 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9076
Data e miratimit
9 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 3 korrik 2003
Hyn në fuqi
18 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2003-07-03

LIGJ

Nr.9076, datë 9.6.2003

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR VEPRIMTARITË E MISIONIT VËZHGUES TË BASHKIMIT EUROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për veprimtaritë e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3870, datë 30.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN

MBI AKTIVITETET E MISIONIT VËZHGUES TË BASHKIMIT EUROPIAN

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Republika e Shqipërisë, më poshtë e quajtur Palë Pritëse, dhe Bashkimi Europian, së bashku të quajtura Palë Pjesëmarrëse, duke mbajtur parasysh:

- prezencën e Misionit Vëzhgues të Komunitetit Europian (ECMM) në Ballkanin Perëndimor që në vitin 1991;

- marrëveshjen mbi zgjatjen dhe zgjerimin e aktivitetit të Misionit Vëzhgues në Jugosllavi, nënshkruar në Hagë, më 14 tetor 1991;

- memorandumin e mirëkuptimit të Misionit Vëzhgues të Bashkimit Europian në zonën e kufirit të Shqipërisë me ish-Jugosllavinë, nënshkruar në Tiranë më 21 dhjetor 1992;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.