Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR TREGTINË E LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË”

Ligji nr. 9077, datë 9 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9077
Data e miratimit
9 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 55, 5 korrik 2003
Hyn në fuqi
20 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2003-07-05

LIGJ

Nr.9077, datë 9.6.2003

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR TREGTINË E LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja për tregtinë e lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3871, datë 30.6.2003 të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

PËR TREGTINË E LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS

SË BULLGARISË

Hyrje

Duke dashur që të zhvillojne dhe fuqizojnë marrëdheniet miqësore, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve dhe të zgjerojnë fushën e shkëmbimit reciprok tregtar,

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Bullgarisë (këtu e më tutje të quajtura “Palë Kontraktuese”),

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për t’iu përmbajtur parimeve të ekonomisë së tregut, e cila shërben si bazë per marrëdheniet e tyre,

Duke patur parasysh dëshirën e tyre të perbashkët për të marrë pjesë aktivisht në procesin nderkombetar të integrimit ekonomik,

Duke shprehur gadishmërinë e tyre për bashkëpunim në gjetjen e mënyrave dhe rrugëve për forcimin e këtij procesi,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.