PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 "KODI I PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9085, datë 19 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9085
- Data e miratimit
- 19 qershor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 14 korrik 2003
- Hyn në fuqi
- 29 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2003-07-14
LIGJ
Nr.9085, datë 19.6.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 "KODI I
PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 81 pika 1 e pika 2 shkronja "d" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7905, datë, 21.3.1995 "Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë
",
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pika 3 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë:
"3. Gjykatat e apelit për krimet e rënda shqyrtojnë në shkallët ë dy të , me t r u p gjykues të
përbërë nga pesë gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykata e krimeve të rënda.".
Neni 2
Pika 1 e nenit 187 ndryshohet si më poshtë:
"1. Prova materiale janë sendet që kanë shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale ose
mbi të cilat gjenden gjurmë apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produktet e veprës
penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të Kodit Penal, si dhe çdo
send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të çështjes.''.
Neni 3
Në pikën 1 të nenit 209, pas fjalës “letra” shtohen fjalët "letra me vlerë''.
Neni 4
Në nenin 210, pas fjalës "tjetër" shtohen fjalët "edhe nëse gjenden në kasetat e sigurisë".
Neni 5
Pika 2 e nenit 274 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.