Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 9086, datë 19 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9086
Data e miratimit
19 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 14 korrik 2003
Hyn në fuqi
29 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2003-07-14

LIGJ

Nr.9086, datë 19.6.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI

PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neneve 81 pika 1 e pika 2 shkronja "d" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

", bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Pas shkronjës "g" të nenit 7, shtohet shkronja "h'' me këtë përmbajtje:

"h)

- pastrimi i produkteve të veprës penale.".

Neni 2

Në nenin 29 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të

këtij Kodi.".

Neni 3

Pika 2 e nenit 30 ndryshohet si më poshtë:

"2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.".

Neni 4

Neni 36 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 36

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

dhe produkteve të veprës penale

1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të

shtetit:

a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale;

b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose

instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.