PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN BASHKIAK TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË KANALIZIMEVE TË QYTETEVE LEZHË, DURRËS, FIER DHE SARANDË”
Ligji nr. 9083, datë 19 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9083
- Data e miratimit
- 19 qershor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 18 korrik 2003
- Hyn në fuqi
- 2 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2003-07-18
LIGJ
Nr.9083, datë 19.6.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN BASHKIAK TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË KANALIZIMEVE TË QYTETEVE LEZHË, DURRËS, FIER DHE SARANDË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin bashkiak të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të qyteteve Lezhë, Durrës, Fier dhe Sarandë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3889, datë 10.7.2003 të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
E KREDISË PËR ZHVILLIM (PROJEKTI BASHKIAK PËR UJIN DHE KANALIZIMET) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM
Marrëveshje, datë 20 mars 2003 ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA):
ndërsa (A) Huamarrësi, plotëson kërkesat e tij përsa i përket bëshmërisë dhe prioritetit të projektit përshkruar në shtojcën 2 të kësaj Marrëveshjeje (Projekti), ka kërkuar nga IDA të ndihmojë në financimin e projektit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.