Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT DHE TË NDËRTIMIT TË SPITALIT TË SHKODRËS”

Ligji nr. 9082, datë 19 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9082
Data e miratimit
19 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 18 korrik 2003
Hyn në fuqi
2 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2003-07-18

LIGJ

Nr.9082, datë 19.6.2003

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT DHE TË NDËRTIMIT TË SPITALIT TË SHKODRËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, për projektin e rehabilitimit dhe të ndërtimit të spitalit të Shkodrës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3888, datë 10.7.2003 të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Alfred Moisiu

RREGULLAT

E HUASË SË BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS

KAPITULLI I

OBJEKTI I RREGULLAVE TË HUASË

Neni 1

Objekti i këtyre rregullave është të përcaktojë kushtet e përgjithshme që udhëheqin Huatë e dhëna nga Banka dhe garancitë e huave.

Neni 2

Banka nëpërmjet kushteve në kontratat e huave ose të garancive, mund të sigurojë përjashtime për kushtet e përcaktuara në këto rregulla.

Neni 3

Në rast konflikti mes kushteve të këtyre rregullave dhe një ose më shumë kushteve të kontratave të huave ose të garancive, kushtet e fundit do të mbizotërojnë.

KAPITULLI 2

KUSHTET QË UDHËHEQIN DHËNIEN E HUAVE DHE GARANCIVE NGA BANKA

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.