Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”
Ligji nr. 38/2024, datë 18 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 38/2024
- Data e miratimit
- 18 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 10 maj 2024
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2024-05-10
LIGJ
Nr. 38/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 82/2021,
“PËR PËRKTHIMIN ZYRTAR DHE PROFESIONIN E PËRKTHYESIT ZYRTAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:
Neni 1
“Neni 7/1
Përjashtime për raste të veçanta
1. Përjashtimisht, përkthimi zyrtar mund të kryhet nga një person që nuk është certifikuar për
ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar, kur:
a) për shkak të ligjit përkthimi nuk mund të kryhet nga përkthyes zyrtarë të certifikuar;
b) gjuha e synuar ose gjuha e burimit nuk përfshihet në listën e gjuhëve të huaja të miratuar nga ministri
i Drejtësisë, sipas shkronjës “ë” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji; ose
c) shtetasi nuk mund të certifikohet ose nuk ka shprehje interesi për t’u certifikuar sipas parashikimeve
të pikës 3 të nenit 14 të këtij ligji.
2. Në rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, ministria, për nevoja të ushtrimit të kompetencave,
sipas pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji, si dhe organet që ligji u ka njohur të drejtën për përkthimin zyrtar të
akteve ose të dokumenteve, sipas këtij ligji, për kryerjen e përkthimit zyrtar mund të kërkojnë ndihmën
e:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.