Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8610, DATË 17.5.2000 "PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE"

Ligji nr. 9084, datë 19 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9084
Data e miratimit
19 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 14 korrik 2003
Hyn në fuqi
29 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2003-07-14

LIGJ

Nr.9084, datë 19.6.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8610, DATË 17.5.2000 "PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE"

Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8610, datë 17.5.2000 "Për parandalimin e pastrimit të parave", bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim parandalimin e pastrimit të produkteve të veprave penale dhe të kryerjes së veprimtarive kriminale në fushën ekonomike dhe financiare.”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

"1. "Pastrimi i parave" është qarkullimi ose riqarkullimi i parave, që rrjedhin nga veprat penale, si edhe këmbimi, transferimi, transformimi ose tjetërsimi i produkteve dhe i pasurive, të rrjedhura nga veprat penale, me qëllim fshehjen e burimit ose të origjinës së tyre të paligjshme.

Pastrimi i parave përfshin:

a) këmbimin ose transferimin e pasurisë, kur dihet se është produkt i veprës penale, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të pasurisë ose dhënien e ndihmës personit të përfshirë në kryerjen e veprës penale, për t'iu shmangur pasojave juridike të veprimit të tij;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.