Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8502, DATË 30.6.1999 "PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE"

Ligji nr. 9091, datë 26 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9091
Data e miratimit
26 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 25 korrik 2003
Hyn në fuqi
9 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2003-07-25

LIGJ

Nr.9091, datë 26.6.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8502, DATË 30.6.1999 "PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE"

Në mbështetje të neneve 78 pika 1, 83 pika 1 dhe 117 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8502, datë 30.6.1999 "Për krijimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare", bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime:

Fjalia e fundit në paragrafin e parë ndryshohet si më poshtë:

"Qendra e Publikimeve Zyrtare është institucion qendror, në varësi të Ministrit të Drejtësisë.".

Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:

"Qendra, me anë të botimeve, publikimeve dhe veprimtarive të tjera synon njohjen nga organet shtetërore dhe institucionet e tjera të administratës publike, nga personat fizikë dhe juridikë, të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara ose në të cilat aderohet, akteve normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera qendrore, të akteve të tjera të rëndësishme të nxjerra nga organet dhe institucionet shtetërore, si dhe të teksteve e të literaturës juridike, në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të tyre, të forcimit të rendit juridik dhe kushtetues.".

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 2

Qendra boton:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.