Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8553, DATË 25.11.1999 "PËR POLICINË E SHTETIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8933, DATË 25.7.2002

Ligji nr. 9089, datë 26 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9089
Data e miratimit
26 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 25 korrik 2003
Hyn në fuqi
9 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2003-07-25

LIGJ

Nr.9089, datë 26.6.2003

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8553, DATË 25.11.1999 "PËR POLICINË E SHTETIT”,

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8933, DATË 25.7.2002

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8933, datë

25.7.2002 pas kreut VIII shtohet kreu VIII/a me këtë përmbajtje:

“KREU VIII/A

BASHKËPUNIMI ME KQZ-NË

Neni 60/a

Angazhimi i policisë në zgjedhje

1. Në të gjitha llojet e zgjedhjeve që zhvillohen në Shqipëri, rendi dhe siguria gjatë periudhës

zgjedhore ruhen vetëm nga forcat e Policisë së Rendit dhe të Policisë së Objekteve.

2. Përdorimi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre speciale, Policisë Kriminale dhe asaj

Kufitare në ngjarje që kanë të bëjnë me zgjedhjet, me veprime që mund të ndikojnë në intimidimin e

zgjedhësve, ose në çfarëdo lloj forme që mund të kushtëzojë vullnetin e tyre, është i ndaluar. Drejtori i

Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i detyruar që për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës të dorëzojë

menjëherë në KQZ një kopje të çdo urdhri për angazhimin e këtyr e forcave në zbatim të detyrave të

tyre ligjore.

3. Garda e Republikës mban në ruajtje objektet dhe personalitet et që ka në ngarkim edhe gjatë

periudhës zgjedhore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.