Ligj

PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Ligji nr. 9090, datë 26 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9090
Data e miratimit
26 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 25 korrik 2003
Hyn në fuqi
9 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2003-07-25

LIGJ

Nr.9090, datë 26.6.2003

PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë ndërmjetësimin e një personi të tretë ose të një grupi personash, për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

2. Ndërmjetësuesi ose grupi i ndërmjetësuesve nuk ka të drejtë të urdhërojë ose të detyrojë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Neni 2

1. Ndërmjetësimi, sipas këtij ligji, zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, familjare dhe penale, që shqyrtohen nga gjykata, me kërkesën e të dëmtuarit akuzues ose ankimit të të dënuarit, sipas neneve 59 dhe 284 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Ndërmjetësimi, sipas këtij ligji, zbatohet në rastet kur kërkohet dhe pranohet nga palët, përpara ose pasi të ketë lindur mosmarrëveshja, kur është i detyrueshëm sipas ligjit, si dhe kur kërkohet ose çmohet nga gjykata, arbitrazhi ose organi përkatës shtetëror sipas ligjit.

3. Mosmarrëveshjet për të cilat është e detyrueshme zgjidhja në rrugë gjyqësore, nuk mund të zgjidhen me ndërmjetësim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.