Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN DOGANORE MBI IMPORTIMIN E PËRKOHSHËM TË AUTOMJETEVE RRUGORE PRIVATE”

Ligji nr. 9088, datë 26 qershor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9088
Data e miratimit
26 qershor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 25 korrik 2003
Hyn në fuqi
9 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2003-07-25

LIGJ

Nr.9088, datë 26.6.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN DOGANORE MBI IMPORTIMIN E PËRKOHSHËM TË AUTOMJETEVE RRUGORE PRIVATE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën doganore mbi importimin e përkohshëm të automjeteve rrugore private”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3894, datë 17.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTA

DOGANORE MBI IMPORTIMIN E PËRKOHSHËM TË AUTOMJETEVE RRUGORE PRIVATE

Gjenevë më 4 qershor 1954

Shënim: Teksti i riprodhuar më poshtë, përmban tekstin e plotë të Konventës doganore mbi importimin e përkohshëm të automjeteve rrugore private (1854) siç është amenduar më:

a) 23 prill 1985, si rezultat i njoftimeve të depozituara C.N 162. 1984. Traktate-1 dhe C.N 14. 1985 Traktate-1;

b) 30 tetor 1992, si rezultat i njoftimeve të depozituara C.N 315. 1991. Traktate-1 dhe C.N.228.1992 Traktate-1 dhe C.N.288.1992. Traktate-2;

c) 5 nëntor 1995, si rezultat i njoftimeve të depozituara C.N.801. 1998. Traktate-1 C.N. 913. 1999 Traktate -1.

Palët Kontraktuese:

duke dëshiruar të lehtësojnë zhvillimin e udhëtimeve ndërkombëtare;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.